Në konferencën për mediat, ish kryeministri Sali Berisha tha se zgjedhjet që po kryhen në degë nuk dot ë zhbëhen dhe kush ka dëshirë mund të verifikojë procesin.
Berisha: Deputetët e PD janë ose do të jenë sipas statutit të ri anëtar të Këshillit Kombëtar dhe do të jenë anëtarë të Kryesisë së degëve në zonat që janë deputetë. Por strukturat e partisë sic do zgjedhin deputetët në primare, zgjedhin në organet drejtuese, kështu që nuk ka asnjë Komision që mund të diktojë atyre degëve të zhbëjnë zgjedhjet që kanë bërë. Njerëzit nuk janë kukulla as liliputë por janë djem e vajza me integritet të lartë dhe formim të lartë politik.
Cfarë qëndron tjetër? Një vullnet i hekurt që çdo deputet dhe jo vetëm, çdo aktivist të ketë të drejtë në proces. Sot e di që kanë pasur të fiksuar takim deputetja Vokshi me Gështenjën për të përcaktuar grupet e auditeve për zhvillimin e procesit. Çdo proces në përputhje me statutin do të respektohet.
Ideja se mund të tërhiqet zvarrë PD me në thonjza bashkimin është e gabuar, është për ta dëmtuar PD. Ftoj çdo demokrat ta refuzojë atë.
Top Channel