Komisioni i rithemelimit po organizon zgjedhjet për kryetar dege të Partisë Demokratike në Roskovec. Kandidatët janë Emels Xhaxhaj dhe Kevin Cjapi ndërsa deputeti Luan Baçi, shprehet se këto votime janë të rëndësishme për të ardhmen e partisë demokratike të fortë e të bashkuar ,pasi flasin faktet e përtej propagandës dhe nxjerrjes që bëjne disa individë që duan të demtojnë PD. ai akuzoi Aliebajn SE po nxijnë realitetin e PD
“Disa e quajnë veten ushtrues i komanduar i detyrës së kryetarit që në fakt nuk është i tillë po nxijnë realitetin e PD, në fakt ja PD në Roskovec ky është realiteti. I ftoj të bëhen pjesë e garës e procesit dhe realitetit, pasi ashtu siç dështuan me Kuvendin e tyre të famshëm ku u ulen 5004 delegate në 1940 karrige po dështojnë çdo dite me propagandën e shpifjet e tyre”- tha Luan Baçi
Komisioni i Rithemelimit parashikon qe deri me 20 Prill të mbylle zgjedhjen e strukturave të reja në bazë proces ky që po thellon debatet në partinë demokratike pasi nga kritikët shihet si përçarës.
Top Channel