Deputeti Gazment Bardhi i ftuar këtë të enjte në emisionin Top Story  nga Sokol Balla në Top Channel ka dhënë detaje në lidhje me takimin e tyre në selinë e PD-së.

Sipas tij, Berisha theksoi se vendimet e  gjykatave duhet të respektohen nga palët.

“Ne donim të ishim transparentë gjatë takimit, është e regjistruar, Berisha në atë mbledhje në zyrën time tha se vendimet e  gjykatave do duhet të respektohen, tha që njoh të drejtën tuaj për të bërë ankim për vendimin e Zhukrit”, tha Bardhi.

Foto nga takimi

Komisioni i Rithemelimit me në krye Berishën shkuan në selinë e PD-së më 25 mars, ku u zhvillua një takim në zyrën e Bardhit me kryetarin e komanduar të partisë, Enkelejd Alibeaj.

PD-ja ndodhet ende në një krizë edhe pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, pasi Grupi i Rithemelimit akuzon Alibeajn si  vijues të lojës së Edi Ramës dhe Bashës për të përçarë PD-në.

Nga ana tjetër, Alibeaj nuk pranoi që Berisha të ishte pjesë e mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë, por ky i fundit nuk e zbatoi urdhrin dhe u bë pjesë e tavolinës në selinë blu.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së të thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj të martën u shoqërua me debate mes mbështetësve të Berishës dhe Alibeajt. Berisha gjithashtu i kërkoi Alibeajt që të jepte dorëhqjen  duke u shprehur për mediat se do ta ndjekë fati i Bashës.

Në mbledhje nuk mori pjesë ish-kryedemokrati Lulzim Basha, si edhe deputetët Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Flutura Açka, Belind Kelliçi, Dash Sula, Ferdinand Xhaferri, Bujar Leskaj dhe Agron Shehaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA