Pushohen nga puna administratorët e Postribës dhe Dajçit, ish-deputeti: Sa tallës duket slogani “Për një PD më të bashkuar”

14/04/2022 19:59

Ish deputeti i Shkodrës, Ramiz Çobaj ka ironizuar sloganin “Për një PD më të bashkuar”, duke bërë publik largimin nga puna të dy administratorëve të njësive Postribë dhe Dajç të bashkisë Shkodër.

Administratori Postribës, Altin Shaba dhe administratori i Dajçit, Gjovalin Darragjati ishin dy nga mbështetësit më të fuqishëm të kandidatit të Partisë Demokratike, Xhemal Bushati në fushatën elektorale të 6 Marsit.

Në shkresën që mban firmën e kryebashkiakut, thuhet se shkarkimi i tyre vjen pas  evidentimit të shkeljeve në detyrë të administratorëve.

Çobaj ka ironizuar bashkimin e demokratëve dhe duke dhënë shembullin e shkarkimit të dy administratoreve si shenjë e përplasjeve të tjera mes demokratëve të Shkodrës.

Sipas tij, slogan i PD-së është tallës, pasi vetëm po i ndan demokratët dhe nuk po i bashkon.

 “Drejt bashkimit të PD-SË? Përgjigjen e japin dy urdhërat e largimit nga puna (pa motivacion) të dy administratorëve të njësive Postribë dhe Dajç të bashkisë Shkodër, njëkohësisht edhe kryetarë grupseksionoesh në këto njësi. Sa tallës duket slogan Për një PD më të bashkuar”…”, shkruan ai në Facebook.

Postimi i Cobajt

Kujtojmë se në krye të bashkisë Shkodër është Bardh Spahia, i vetmi  nga radhët e PD-së që fitoi në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA