Para se të futej në Kuvend, Basha foli para mediave duke thënë se do të vijojë takimet me demokratët, megjithëse nuk i bën publike sepse kanë synim të mundësojnë debatin për bashkimin e mendimeve për të ardhmen e PD.

Basha: Për të qenë në krahun e tyre, për ti mbështetur në një mision që kanë marrë jo për njoftime personale, janë aty sepse besojnë që PD është alternative e vetme për të dalë nga kjo situatë. Takimet e mia janë me anëtarë të PD dhe janë të clirëta ku gjithkush shpreh mendimet e veta, pra nuk janë takime për t’i shitur në media, por për të mundësuar një debat të vërtetë me qëllimin për të përbashkuar të gjithë mendimet pozitive.

I pyetur përse duhet ta besojnë demokratët pasi nuk mbajti premtimin për rrëzimin e Berishës, nuk merr pjesë në asnjë mbledhje grupi dhe nuk i dha asnjë fitore PD, Basha tha:

“Kam qenë në krah të demokratëve cdo ditë. Ne duhet të jemi të vërtetë me veten tonë, me qytetarët, të pranojmë gabimet, të shpalosim si duhet të ecim para. Përpjekja për të zhvendosur vëmendjen e publikut në një interes personal dhe të ngushtë, kjo është një lojë. Nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj loje. E gjitha është vorbull e sajuar për interesat personale të një njeriu”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA