Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të ish kreut të PD Lulzim Basha. Ndërsa u ndal në një prononcim për mediat, Berisha tha se nëse ka një njeri pas Ramës që duhet të pyetet për afera, ai është Lulzim Basha.

“Pyeteni Bashën, pse Edi Rama  mbylli dosjet e rusëve, me ç’motiv ose në rast se e mohon na tregon një dokument të shqiptarëve që paguan në Amerikë. Na nxirr deklaratat e një shqiptari që ka paguar Nick Muzin me paratë e tij. Duhet të ruani sensing e investigimit në interesin më të mirë të profesionit tuaj. Nëse ka një njeri, i cili për afera konkrete duhet të pyetet pas Edi Ramës dhe ministrave të tij, është Lulzim Basha.” u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA