Basha sulmon Berishën: Mban standard të dyfishtë, vijon sulmet ndaj meje në vend që të bëj hap pas

14/04/2022 11:38

Lulzim Basha ka sulmuar Sali Berishën duke thënë se mban standard të dyfishtë me DASH ndërsa në vend që të bëjë hap pas, vijon sulmet ndaj tij.

Basha: Ndonëse të ardhurat janë rritur, vetëm një pjesë e tyre u kthehen shqiptarëve që paguajnë dyfishin. Ata vazhdojnë të paguajnë inceneratorin. përgjegjësit e vërtetë, një pjesë ndodhen para parlamentit dhe vijojnë të paguajnë inceneratorin. Kjo nisi me shtrëngimin e vullnetit të popullit me 25 prill. Kushdo që mendon se PD do të lërë interesat e demokratëve, e ka gabim.

Vendi ka nevojë për ndryshim rrënjësor. në funksion të saj, patëm paralajmëruar takim me faktorë politik për ti paraprirë një procesi propozimesh, por për fat të keq, herë pas here, sa herë që takohemi, në vend që të flasim për hallet e njerëzve, flasim për një krizë artificial që nga një anë lavdëron raportin e DASH për qeverisjen e korruptuar dhe nga ana tjetër shkel cdo fjalë e cdo premtim për të tërhequr zvarrë PD drejt luftës që i ka shpallur DASH.

Kur veprime të ngjashme ndodhin brenda familjes tonë mbajmë standard të dyfishtë. Të gjithë potencialin për t’i shërbyer qytetarëve e ka kthyer në luftë të brendshme, në një rraskapitje të brendshme ku mbizotërojnë vetëm interesat e një njeriu. Duke mos justifikuar paradoksin, ka rinisur sulmet ndaj meje e Alibeajt. Duhet të bëjë një hap pas. Unë e kam hedhur hapin tim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA