Dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD, duket se nuk ka ndihmuar në bashkimin e demokratëve. Këtë mendim ndan edhe vetë ish kryedemokrati sipas të cilit fryma përcarëse në PD vijon. Në një prononcim për mediat jashtë sallës së seancave plenare, Basha tha se Enkelejd Alibeaj është shpallur armik pasi mbron parimet e demokratëve dhe jo interesat personale të Sali Berishës.
Basha: Unë vij nga shumë takime në terren dhe shoh që ka frymë përcarëse nga një grup njerëzish të cilët prej kohësh kanë vendosur interesat personale të Sali Berishës. Kjo është diçka që është dëshmuar dhe nga qëndrimet që kanë mbajtur dhe është lehtësisht e verfikueshme.
Shpreh keqardhje dhe shqetësim se është përdorur për të vijuar frymën e përcarjes me parimin se kush nuk i nënshtrohet parimit tim shpallet armik, njësoj sic po i bëhet Enkelejd Alibeaj sepse mbron parimet dhe interesat e demokratëve. Kjo është dramë për PD dhe për shqiptarët.
Top Channel