A e keni marrë vizën për në SHBA? Basha: Escobar më ka ftuar, nëse më duhet të shkoj do ta marr vizën

14/04/2022 11:58

Lulzim Basha duket se nuk e ka një vizë për në SHBA. Duke iu përgjigjur interesit të medias lidhur me zërat e refuzimit nga ambasada e SHBA, ish-kreu i PD përmendi ftesën e zyrtarit të lartë amerikan Gabriel Escobar dhe theksoi me optimizëm se nëse do i duhet të udhëtojë do e kërkojë dhe do e marrë vizën amerikane.

Ai tha më tej se duhet të hetohen të gjithë të shpallurit non-grata dhe se do të marrë pjesë në çdo mbledhje ku në axhendë do jetë avancimi i projekteve për zhvillimin e PD.

Pas përfundimit të mbledhjes Alibeaj bëri me dijë që të gjithë deputetët duhet të paraqesin një propozim, a keni çuar propozim ju? A do të jeni i pranishëm në mbledhjet e radhës?

Në çdo mbledhje ku në axhendë do jetë avancimi i projekteve që nisëm, s’ka arsye përse mos të jem pjesë. Siç e keni parë në mbledhjet e fundit energjitë janë keqpërdorur dhe prania ime në një sesion ku një i paftuar vjen e sillet me arrogancë me parullën ku ai thotë se kush nuk i nënshtrohet interesit tim nuk është demokrat, mbledhja nuk funksionon më siç duhet.

A duhen nis hetimet mbi personat që janë sanksionuar nga SHBA?

Normalisht po, i jam përgjigjur edhe më parë kësaj pyetje, nëse ka një akuzë kaq të rëndë sigurisht që duhet të nisen hetimet..

A e keni marrë vizën për në SHBA?

Escobar më ka ftuar, e kam pranuar si kryetar i PD, zhvillimet ishin të vrullshme por me shumë kënaqësi do të vazhdoj kontaktet me oërfaqësuesit e SHBA, duke hedhur poshtë çdo baltosje që synon të nxijë emrin tim. Kam patur një vizë prej kohësh dhe nëse do të më duhet do ta kërkoj e do ta marr.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA