Tarifat e shpërndarjes së energjisë për bizneset e lidhura në tension 35, 20, 10, 0.4 kv do të rriten.
Në mbledhjen e fundit u vendos që pas aplikimit të OSSh pjesë e OSHEE group të miratonte tarifën 1.55 lekë/kWh nga 1.5 lekë që është aktualisht. OSSh kishte kërkuar një tarifë 2.62 lekë.
Për tarifën e shpërndarjes në tension 20,10,6 kv u miratua tarifë 3.99 lekë nga 3.9 lekë qe është aktualisht. OSSh kishte kërkuar në fakt një tarifë 4.14 lekë/kWh.
Për tarifën e shpërndarjes në tension 0.4 lekë tarifa e re u vendos 6.42 lekë nga 4.79 lekë/kWh që është aktualisht. Nga OSSh u kërkua 7.37 leke/kWh.
Gjithashtu u miratua këtë të mërkurë edhe rritja e tarifës së transmetimit të energjisë nga 0.75 lekë në 0.85 lekë për çdo kilovat/orë.
Kjo rritje erdhi pas kërkesës së OST për të rishikuar tarifën për shkak të rritjes së kostove të operimit të kompanisë në kushtet e krizës së energjisë dhe ku vetëm shpenzimet për mbulimin e humbjeve janë rritur me dy herë.
TARIFA E TRANSMETIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
ISHTE 0.75 LEKË/KWH
KËRKESA PËR RRITJE 1.47 LEKË/KWH
MIRATIMI I ERE 0.85 LEKË/KWH
TARIFAT E SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE
TENSIONI 35 KV
ISHTE 1.5 LEKË/KWH
KËRKESA PËR RRITJE 2.62 LEKË/KWH
MIRATIMI I ERE 1.55 LEKË/KWH
TENSIONI 20, 10, 6 KV
ISHTE 3.90 LEKË/KWH
KËRKESA PËR RRITJE 4.14 LEKË/KWH
MIRATIMI I ERE 3.99 LEKË/KWH
Top Channel