Kryeministri i vendit ka bërë humor dhe batuta me raportin vjetor të Departamentit të Shtetit, i cili ishte shume kritik ndaj Shqipërisë, mosndëshkimit të krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë si dhe hapat prapa në lirinë e shprehjes.

Rama e ka cilësuar si plasje peshku dhe ka vënë në dyshim realizmin e këtij raporti, të cilin e ka quajtur jo vetëm kopje të atij të mëparshëm, por edhe të pasaktë, pasi sipas tij nuk pasqyron as arritjet që DASH ka thënë gjatë vitit.

Ky është reagim i parë i qeverisë për këtë raport, 24 ore pas daljes së tij. MË herët raportin e ka përforcuar vetë Sekretari i Shtetit Blinken dhe ambasada amerikane. Një ditë para daljes së raportit, dy persona, mes tyre një ish deputet i mazhorancës, u sanksionuan nga departamenti i thesarit. Edhe për këtë ngjarje, qeveria nuk ka akoma asnjë koment.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA