“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme.”, kështu thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë, lidhur me raportin e publikuar një ditë më parë nga DASH për të drejtat e njeriut.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme . Siç vërehet në raportin mbi Shqipërinë të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni.

SHBA mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar & krimit të organizuar, & forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.” citohet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Në raportin e publikuar një ditë më parë, DASH thekson se çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishin “problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdonte procesi i vetingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet lokale”.

Këto përfundime përfshihen në raportin e përvitshëm të Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë.

“Mosndëshkimi mbeti një problem, megjithëse Organi i Specializuar për Antikorrupsionin dhe gjykatat antikorrupsion bënë përparim të rëndësishëm gjatë vitit në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar”, thuhet ndër të tjera në raport.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA