Pamjet nga shtëpia ku jetonte familja me tre fëmijë të mitur në Agios Panteleimon të Greqisë janë tronditëse.

Në kushte të tmerrshme, mes minjve dhe buburrecave, media greke Newsit.gr ka publikuar pamje nga shtëpia.

Fqinjët tentuan të ndihmonin fëmijët por edhe babanë e tyre, i cili sipas një banori të pallatit dhunohej në shtëpin sa herë shkonte.

Sipas një fqinji tjetër gruaja ishte person i rrezikshëm dhe dhunonte edhe fëmijët e vegjël.

“Unë jetoj në pallat dhe kishim dëgjuar që gruaja nuk është mirë. Burri i saj vinte por dhunohej, ndërsa brenda ishte një tjetër burrë. Drama me fëmijët vazhdoi. Fëmijët qanin, dhunoheshin, e dinte gjithë pallati dhe ajo bërtiste. Edhe në mbrëmje vazhdonte me të njëjtën mënyrë”, tha ai.

Një prej banoreve të pallatit tregoi se ishte munduar t’i ndihmonte me ushqime dhe rroba.

“Nuk mund ta imagjinoja dramën e këtyre fëmijëve. Shtëpia ishte plot me buburreca. Ne dezinfektuam por ata vazhdonin të dilnin. Fëmijët u kafshuan nga ato dhe u infektuan. Ai i vishte dhe i nxirrte të lypnin”, tha ajo.

Policia arrestoi nënën dhe partnerin e saj, pas ankesave të vazhdueshme të bëra nga banorët , të cilat mbërritën deri në prokurori, ndërsa fëmijët u dërguan në spital.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA