Bardhi ironi me foton e Berishës në zyrë: Opozita me foto ka tmerruar Edi Ramën

13/04/2022 18:20

Demokrati Gazment Brdhi ka ironizuar Sali Berishën me fotot e publikuara së fundmi nga zyra e selisë blu.

Me një postim në Twitter ai shkruan se “Edi Rama ndjehet i tmerruar pas fotove të shumta në zyrat e PD-së, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit”.

“Lajme nga “opozita” e vertetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë. Pas fotove të shumta në zyrat e PD, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit, Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi”, shkruan Bardhi një Twitter.

“Lufta e Ftohtë” brenda PD-së vijon ende, ndërsa Grupi i Rithemelimit me në krye Sali Berishën tashmë kundërshton edhe kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA