Zgjedhjet vendore, Ilirjan Celibashi: Data nuk është larg, partitë të nisin punën për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR

12/04/2022 10:55

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi bën me dije se partitë politikë u dakordësuan për krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për Reformën Zgjedhore, teksa bëri thirrje që të nisë puna për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR

Në një mesazh drejtuar partive politike, kryekomisioneri ka njoftuar dy datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Celibashi bën me dije se data e parë e mundshme është 16 prill 2023 dhe data e fundit, 14 maj 2023.

Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore. KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Data 14 Maj 2023 është data e fundit.
Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjerrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online, përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi, janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar”, shkruan Celibashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA