Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe ministri i financave Rishi Sunak u gjobitën nga policia për pjesëmarrjen e tyre në një festë të organizuara gjatë periudhës kur vendi ishte në izolim si pasojë e Covid.
Boris Johnson bëhet kështu kryeministri i parë në detyrë që penalizohet për shkelje të ligjit. Lajmi për gjobën shton edhe më shumë presionin ndaj Johnons, kundërshtarit e të cilit prej kohësh i kërkojnë të japë dorëheqjen.
Vetë Johnson doli në një deklaratë duke thënë se kërkonte ndjesë.
“Sot kam marrë një njoftim nga Policia Metropolitane në lidhje me një ngjarje në Downing Street më 19 qershor 2020. Dhe më lejoni të them menjëherë se e kam paguar gjobën dhe kërkoj edhe një herë falje. Pati një mbledhje të shkurtër në dhomën e kabinetit pak pas orës 14:00, që zgjati më pak se 10 minuta dhe më duhet të them, me gjithë sinqeritet në atë kohë, nuk më shkonte mendja se kjo mund të ishte një shkelje e rregullave”.
Policia kishte hetuar organizimin e 12 festave të mbajtura nga Zyra e Johnsonit në kohën kur në Mbretërinë e Bashkuar kishte masa kundër koronavirusit. lidhur me këtë rast, deri më tani janë vendosur 50 gjoba.
Policia ka thënë se nuk do të bëjë publike emrat e të gjithë personave të gjobitur, por Qeveria kishte premtuar se do të njoftojë nëse Johnson dhe Sunak ishin në mesin e të gjobiturve.
Lideri i liberal demokratëve, Ed Davey, ka bërë thirrje që Parlamenti, që aktualisht është në pushimin e Pashkëve, të mblidhet dhe të mbajë një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit.
“Kjo qeveri në krizë që po neglizhon një vend në krizë”, tha ai.
Top Channel