Këshillimi Kombëtar, që iu drejtua drejtpërdrejt qytetarëve me 12 pyetje, sipas analistit Arjan Curri është imitim i modelit kinez.

I ftuar në “Top Talk”, ai tha se kryeministri Edi Rama po ndjek modelin kinez.

“Demokraci konsultative kinezët janë të fiksuar me termin demokraci pikërisht sepse nuk e kanë. Demokracinë që kemi ne thonë ata po aplikohet si demokraci consultative. Kinezët një herë në 3 ose 6 muaj bëjnë konsulta sondazhe siç bëri Rama me këshillin kombëtar”, tha analisti.

Ai theksoi se po ndiqet po e njëjta mënyrë edhe në vendin tonë, ndërsa jemi në të njëjtën situatë me Kinën ku ka mungesë opozite.

Mendoj që është marrë si tezë sepse po implementohet njësoj, ku partia dhe populli është një në djall opozita ose nuk kemi nevojë dhe çthotë partia bën populli”, u shpreh Curri.

Analisti përmendi edhe disa shembuj të cilat sipas tij janë shprehje të Xi Jinping udhëheqësit të Kinës, ndërsa janë përdorur edhe nga Rama në një kongres.

Kryeministri ka thënë se në qoftë se nuk do të ekzistonte partia socialiste kjo do të ishte një fatkeqësi për Shqipërinë, ndërsa po të njëjtën gjë ka thënë edhe udhëheqësi i Kinës për vendin e tij, thotë ai.

“Nëse nuk do të kemi opozitë ne kemi filluar hapat e parë drejt demokracisë konsultative të modelit kinez. E kemi bërë njëherë edhe kjo nuk do të thotë se nuk mund ta bëjmë sërish”, tha Curri duke treguar se mungesa e opozitës do të ketë pasoja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA