Sanksionet ekonomike që Thesari Amerikan i Shtetit njoftoi një ditë më par ndaj ish-deputetit të mazhorancës, Aqif Rakipi kanë nxitur debate në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.

Ish-sekretari Gazment Bardhi është shprehur se e djathta nuk reagon për lajmin, sepse Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

Ne sot duhet të ishim të gjithë bashkë për shkak të vendimit të SHBA që fakton masakrën e zgjedhjeve nga Edi Rama, se si krimi është përdorur për të blerë vota, që njerëz të Edi Ramës kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të blerë vota. Por çuditërisht në dy godina ka pllakosur heshtja: Në selinë e PS dhe selinë e PD. Heshtjen tek PS e kuptoj. Por pse hesht PD për konstatimin e SHBA që krimi ka blerë vota për Edi Ramën? Pse ka rënë heshtja në selinë e PD”, është shprehur ai.

Sipas Bardhit, në mbledhjen që po mbahet sot në selinë blu, është bërë shantazh ndaj Alibeajt. Flasim për bashkim dhe sulmojmë këdo mendon ndryshe, thotë ai.

Sot iu kthyen traditës së vjetër e të shëmtuar të shpifjeve, baltës, kërcënimit dhe shantazhit ndaj Kryetarit të Grupit, se mendon ndryshe nga Berisha. Flasim për bashkim dhe sulmojmë këdo mendon ndryshe. Flasim për bashkim dhe kush mendon ndryshe i thuhet je peng i Edi Ramës. Se kush është peng i Edi Ramës, se kush bën biznes me Edi Ramën, se kush ka fshehur lekët tek biznese të afërt të Edi Ramës, jam i gatshëm ta bëj transparence tani”.

Këto takime që thellojnë më tej përçarjen, i shërbejnë vetëm Edi Ramës, sipas Bardhit, ndërsa shton se pjesë e së djathtës nuk duhet të jenë ‘non grata-t’.

Unë kam mendimin tim, i qëndroj patimeve të mia, dhe standardeve që ka ka vendosur kjo parti. Për mua personat e shpallur non grata duhet të tërhiqen nga politika. Nëse nuk tërhiqen, ndodh kjo që pamë këto dy ditë. SHBA pranon që Edi Rama ka ble vota me krimin e organizuar, selia e partisë më zë madhe të opozitës, hesht, nuk thotë asnjë fjalë”.

Përpjekjet për bashkim nga Rithemelimi, Bardhi i cilëson të njëanshme dhe si të tilla e përçajnë më tej partinë. “Mesa duket qëllimi është ta bëjnë parti të vogël, që të përdoret për interesat e një personi. Ky nuk është interesi i demokratëve dhe i PD”.

Në mbledhje nuk kanë marrë pjesë, ish-kryedemokrati Lulzim Basha, si edhe deputetët Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Flutura Açka, Belind Kelliçi, Dash Sula, Ferdinand Xhaferri, Bujar Leskaj dhe Agron Shehaj.

Pjesë e mbledhjes janë bërë edhe deputetët e grupit të Rithemelimit, përfshi ish-kryeministrin Berisha. Gjithashtu janë pjesë edhe të përjashtuarit Flamur Noka, Edmond Spaho  dhe Luan Boci.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA