Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm Pak momente përpara se kryeministri Edi Rama të shtrëngonte duart me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, në Tiranë sapo kishte mbërritur telegrami amerikan i radhës, me mbishkrimin NonGrata.
Për këtë zhvillim të pritshëm prej kohës nga ku ish deputeti PDIUS-s Aqif Rakipi dhe biznesmeni dhe pronari RTV Ora News Ylli Ndroqi u sanksionuan nga Departamenti Thesarit, kryeministri nga Berlini nuk e komentoi gjatë apo të hynte në detaje, kur u pyet se në zgjedhjet e 25 Prillit la jashtë zonës së sigurt tre kandidatë socialist, ndërkohë fitues doli Ornaldo Rakipi babait të cilit Aqif Rakipi të hënën u shpall Non-grata.
Edi Rama: Tani, të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatin e Partisë Socialiste në Tiranë më duket pak e sforcuar kështu që kalojmë te pyetja tjetër.
Për Sali Berishën e hëna, ishte njësoj sikur të përmendje litarin në shtëpinë e të varurit.
Megjithatë Berisha i cili, bashkë me familjen u shkallën non-grata nga vetë sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken Majin e 2021, nuk nguroi të komente për Rapikin dhe Ndroqin të cilët i shoqëroi i njëjti fat me të por me keq akoma. Përveç një nongrate me karakter politik mbi vete ata duhet të mbajnë edhe barrën e sanksioneve ekonomike.
Berisha dje në Top News: Unë po vij direkt nga parlamenti dhe kam marrë disa herë fjalën në parlament dhe nuk kam parë shumë se çfarë ka ndodhur, lajmin e mora vesh por duhet të lexoja nja dy gjëra më tepër, edhe nëse do të kisha lexuar komentet duhet ti bëjnë dy zotërinjtë. Lobim i pastër korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës.
Nga dy të shpallurit e fundit Non-grata, i vetmi që ka komentuar është biznesmeni dhe pronari RTV Ora News Ylli Ndroqi i cili thotë se “ky vendim është marrë mbi bazën e informacioneve të gabuara, duke besuar fort në drejtësinë e vendimmarrjes së institucioneve të SHBA, do të përdor të drejtën time për të kërkuar heqjen e emrit nga lista duke vënë në dispozicion të autoriteteve çdo informacion që ato të kenë nevojë”.
Top Channel