Luçiano Boçi: Nëse arrijmë bashkimin do jemi forcë e besueshme qeverisëse

12/04/2022 18:10

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka komentuar ditën e sotme mundësinë e bashkimit të deputetëve të partisë.

Ai tha se një gjë e tillë arrihet vetëm me anë të zbatimit të rregullave të funksionimit dhe kryerjes së akteve politike.

Boçi tha se çdo vendim politik duhet të kalojë nëpërmjet  konsultimit të kryesisë dhe të merret si vendim në grup. Ai shtoi se nëse deputetët do të arrijnë të bashkohen, do të jenë një forcë e besueshme qeverisëse.

“Bashkohem me shqetësimin e deputetëve dhe thirrjet për bashkim janë dëshira të sinqerta, por ky bashkim arrihet vetëm nëpërmjet akteve dhe proceseve.

Po flasim këtu për dy procese bashkimi, atë të grupit dhe atë të bazës. Unë dua të ndërtoj një qasje tjetër. Është një proces por njëri është shkaku e tjetri është pasoja.

Që të arrijme bashkimin duhet te shërojmë shkakun, të bashkojmë grupin. Nëpërmjet zbatimit të rregullave të funksionimit e kryerjes së akteve politike.

Çdo vendim politik duhet të kalojë nëpërmjet konsultimit të kryesisë dhe të merret si vendim në grup, edhe mbledhja e tij. Aktet duhet të vazhdojnë me pranimin e vendimit të Gjykatës dhe tërheqjen e ankimimeve që nuk prodhojnë asgjë.

Sikurse me pranimin e çdo anëtari grupi si të tille duke rrëzuar çdo përjashtim e pezullim.

Procesi i bashkimit në bazë, e cila na vëzhgon dhe mban qëndrime sipas pozicioneve tona, nëse bashkohemi, natyrshëm na ndjen në proces bashkimi. Bashkimi i bazës nuk përfundon as me 30 e as një javë më pas, ai është i vazhdueshëm.

Nëse vërtet bashkohemi do arrijmë te jemi force politike e besueshme dhe alternative qeverisëse.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA