Kim Kardashian poston fotot ‘e nxehta’ me të dashurin 28-vjeçar Pete Davidson (fotot)

12/04/2022 16:30

Kim Kardashian ka shpërndarë si rrallëherë një foto me të dashurin Pete Davidson në një moment intimiteti gjatë premieres së programit ‘The Kardashians.’

Në imazh 42 vjecarja Kardashian shihet që mban veshur truporen e argjendtë me rastin e premierës, ndërsa Davidson është me një bluzë të thjeshtë e shihet me krahët e hedhur rreth të dashurës se re.

Çifti janë ulur në restorant me pjata të zbrazura para tyre, ndërsa komentojnë ne foto: “Kafshatë e orëve të vona”.

Postimi u bë pas një interviste kur Kardashian fliste për lidhjen e saj me Davidson, duke detajuar sesi ata kishin folur për një muaj së bashku para se të debutonin në programin Saturday Night Live dhe më pas të nisnin të shoqëroheshin.

Kardashian ishte shfaqur në program prej tetorit dhe në një prej skeçeve ajo luante me komedianin 28-vjeçar, ku ai luante Aladdinin ndërsa ajo rolin e Jasmine. Ata që do të ktheheshin më pas në një çift ndanë dhe një puthje në skenë.

Kardashian raportohej se kishte frikë të shfaqej në programin e SNL kështu që i kishte kërkuar këshilla Davidson.

“Takova rastësisht Pete Davidson dhe i thashë: ‘Jam e tmerruar. Nuk e di çfarë më pret’, por ai më bëri të ndjehem e qetë duke më thënë se jam shumë e zonja”, shkruante ajo me tej.

FOTO GALERI
3/3
Postimi u bë pas një interviste kur Kardashian fliste për lidhjen e saj me Davidson

Top Channel