Ish-bashkëshorti reagon për lajmin e shtatzanisë së Britney Spears me të dashurin e ri (fotot)

12/04/2022 17:02

Kevin Federline, ish-bashkëshorti i këngëtares ‘problematike’ amerikane ka folur pas lajmit se Britney Spears pret një fëmijë, duke i bërë asaj urimet më të mira.

Këngëtarja e hitit të fundit ‘Toxic’ surprizoi fansat e saj të vjetër duke thene se është shtatzënë me të fejuarin Sam Asghari.

Ky do të jetë fëmija i tyre i parë, por 40 vjeçarja Britney është tashmë nënë e dy djemve Sean, 16 vjeç, dhe Jayden, 15 të cilët kanë baba Kevin.

Dje ish-kërcimtari bëri një deklaratë të shkurtër me anë të përfaqësuesit të tij, për lajmin emocionues të ish-gruas.

Avokati Mark Vincent Kaplan tha: “Kevin është në dijeni të postimit dhe lajmit të Britney. Ai i uron asaj shtatzani të lumtur dhe uron atë dhe Sam Asghari teksa planifikojnë prindërimin e tyre”, tha avokati në një telefonatë me rrjetin NBC News.

Kevin e Britney ishin të martuar për tre vjet në 2007 dhe ai ka pasur kujdestarinë e fëmijëve Sean e Jayden pas problemeve mendore të këngëtares dhe kujdestarisë së detyruar të të atit të saj për gati 13-vjet.

Tashmë Britney ka rifituar lirinë prej kujdestarisë së të atit dhe raportohet se ka arritur të ruajë marrëdhënien e saj me dy djemtë.

Ajo shkruante në postimin e fundit në Instagram– ku i referohej Sam si ‘bashkëshorti’: “Nisa të shtoj në peshë në udhëtimin e fundit në Maui dhe u habita ç’po ndodhte me barkun tim”.

“Burri im më tha, nuk je shtatzënë, je shtatzënë nga ushqimi, por bëra një test dhe ja … do të lind një bebe …”

Duke kujtuar sfidat e shtatzanive të mëparshme Britney shkruante: “Është e vështirë sepse kam pasur njëfarë depresioni perinatal. Kësaj here do të bëj joga përditë, të përhapim gëzim e dashuri”.

Edhe 27 vjeçari Sam dukej entuziast për lajmin: “Gjithmonë kam dashur të bëhem baba, dhe do të jetë detyra më e rëndësishme që do të bëj ndonjëherë”, komentoi ai.

FOTO GALERI
3/3
Kengetarja dikur me Kevin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA