Berisha “shkarkoi” Alibeajn/ Bardhi: Do të jetë në funksionin e kryetarit të PD-së derisa të bëhen zgjedhjet!

12/04/2022 18:51

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi, në deklaratën për mediet komentoi deklaratën që më herët bëri ish-kryeministri Sali për mosnjohjen e Enkelejd Alibeaj si kryetar i Grupit Parlamentar.

Alibeaj nuk është i komanduar, në janar 2022 është zgjedhur si nënkryetar i PD-së dhe kryetar i Grupit Parlamentar. Do të jetë si kryetar i përkohshëm, derisa të bëhen zgjedhjet dhe të caktohet kryetari”, tha Bardhi.

Sipas deputetit, grupi i Rithemelimit, i drejtuar nga Berisha, ka lënë jashtë demokrat që kanë sakrifikuar 31 vite. “Ky ka qenë shqetësimi i sotëm në mbledhje”, u tha Bardhi gazetarëve.

Ne e bëmë hapin tonë drejt bashkimit, “kur 36 deputetë i kërkuan Bashës të dorëhiqej”, tha deputeti, “ndërsa Berisha nga ana tjetër, por thellon përçarjen”.

Bardhi thekson nuk e kanë dorëzuar selinë:

“S’ka asnjë dorëzim të PD-së. E drejta e ankimit është kushtetuese. I kujtova zotit Berisha se në  25 mars kur ka ardhur në zyrën time më ka thënë që vendimet e gjykatave duhen të respektohen. Përgjigja ime ka qenë po. Por sot na doli që po të ankimosh vendimin do të thotë se ke animuar te Edi Rama dhe is ollo në vëmendje se ky është dopio standard”.

Për kuvendin e thirrur nga Berisha në 30 prill, ia thotë se është i paligjshëm:

Nuk ka një Kuvend të ligjshëm në 30 prill. Ai kuvend ishte caktuar në 22 mars dhe nuk ka një mbledhje tjetër që të caktohet në 30 prill. Afati i Rithemelimt ka qenë 4 muaj. Që do të thotë se nga dje Komisioni i Rithemelimit është i paligjshëm. Përfshirja e PD në këto procese të njëanshme nuk është zgjidhje. Bashkimi nuk ndodh me fjalë”.

Sali Berisha, teksa po largohej nga mbledhja e PD-së u shpreh për mediet se për të Enkelejd Alibeaj nuk është më kryetar i Grupit Parlamentar, me arsyetimin se “paditi në gjykatë partinë për interes të qeverisë”.

Për të qenë i hapur me ju, si njeri që isha shprehur për Alibajn, ndonëse me probleme të vërteta statutore, qenia e tij si kryetar grupi ishte me marzh tolerance të padiskutueshëm. Por pas vendimit të tij për të paditur PD-në për llogari të qeverise në gjykatë, ai për mua pushon së qeni kryetar i Grupit Parlamentar“.

Sipas Berishës, Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të bërë padi të tilla, pasi nuk e ka funksionin e  kryetarit të partisë.

“Padia nuk ka asnjë bazë, është të mos pranosh një proces që sot nuk e kundërshton asnjë shqiptar”, tha ish-kryeministri.

Më herët gjatë mbledhjes në selinë blu, Alibeaj shprehu bindjen se Apeli do të zhbëjë atë vendimmarrje që sipas tij u mor nga gjyqtari në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit. Kreu i grupit parlamentar u shpreh se vendimi i dhënë nga gjyqtari Zhukri nuk është i formës së prerë. “Ti pushtove selinë e PD-së, do që të hiqesh si triumfator” iu drejtua Alibeaj ish-kryeministrit Berisha.

Në 25 mars, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK për shpërdorim detyre gjyqtarin Agron Zhukri, për vendimin që mori për t’i dhënë Grupit të Rithemelimit statusin e organit drejtues të PD-së.

PD i kërkoi SPAK-it të administrojë kamerat e gjykatës, pasi pretendon se aty shihet qartë takimi i gjyqtarit Zhukri me një nga përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit. Zhukri e ka caktuar seancën pas këtij takimi, thotë PD.

Në kallëzimin penal, PD sqaron se gjyqtari Zhukri nuk i ka lajmëruar për të marrë pjesë në seancë, megjithëse gjykata ka administruar kërkesat e PD përmes të cilave gjyqtari Zhukri është vënë në dijeni se kërkesa që ai kishte për të shqyrtuar ishte në kundërshtim me ligjin për partitë politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA