Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali që i ka marrë jetën shqiptarit të identifikuar si Lorenc Beqari, 45 vjeç. Ai po shkonte për të takuar të dashurën e tij Sandra Tampieri dhe humbi kontrollin e automjetit tip “Alfa Romeo” duke dalë nga rruga në Durazzano.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës në Itali. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar e dashura e tij duke treguar detajet e aksidentit.
“Sot do të doja të vdisja. I dashuri im ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar rreth orës 07:30, ai pësoi aksident me makinë. Një orë pasi nuk po më përgjigjej në telefon, hipa në makinë dhe shkova në Ravegna. Aty ishte policia që kishte bllokuar rrugën dhe pata një ndjesi të tmerrshme.
Lorenci im kishte vdekur, burri me të cilën kam kaluar vitin më të bukur të jetës time, të cilin e doja më shumë se veten. Edhe më donte dhe donte të kalonte pjesën tjetër të jetës me mua. Ata më çuan në spital, i lexova lajmet dhe këtë mëngjes shkova tek prindërit e tij sepse për mua janë familje e vërtetë.
Unë dua të vdes gjithashtu. Edhe djali im qan sepse është i prekur. Do të doja të vdisja edhe unë. Qëndroni pranë meje”, shkroi Sandra.
Mëngjesin e sotëm i ka dedikuar një postim tjetër ku shkruan: “Ti më the se isha ëngjëlli jot dhe supozohej të të mbroja, por këtë herë luajte një lojë të keqe me mua”, ndërsa e shoqëron me një frazë të cilën e ka shkruajtur në shqip: “Të dua përgjithmonë”.
Top Channel