Pas largimit të Khan, Pakistani zgjedh vëllanë e ish-kryeminsitrit të vjetër Sharif (fotot)

11/04/2022 17:53
Shehbaz Sharif majtas, Imran Khan

Shehbaz Sharif, vëllai i voglë i tre herë ish-kryeministrit të vendit Nawaz Sharif, është zgjedhur sot në vend të kryeministrit të larguar të Pakistanit, Imran Khan.

Imran Khan u largua nga posti pas një vote mosbesimi prej braktisjes së anëtarëve të koalicionit në lidhje me kritika ndaj politikës së jashtme të SHBA.

70 vjeçari Sharif, është vëllai i vogël i ish-kryeminsitrit Nawaz Sharif, i cili ka shërbyer tre herë në këtë rol.

Ai bëri thirrje sot për marrëdhënie më të mira me SHBA, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit mohonte akuzat e ndërhyrjes në punët e brendshme të Pakistanit, që ishin ngritur me heret nga kryeministri i larguar Khan.

Shehbaz Sharif kishte drejtuar lëvizjen opozitare në parlament për largimin e Khan, teksa ky i fundit kishte akuzuar për një komplot te Uashingtonit për ta rrëzuar.

Partia  Tehreek-e-Insaf (PTI), e Khan kishet dorëzuar emrin e ish-ministrit të jashtëm Mahmud Qureshi për të zëvendësuar Khan.

Shumë anëtarë të partisë dhanë dorëheqjen në masë kur Qureshi humbi votën, dhe kjo do të kërkojnë proces zgjedhjesh për mbushjen e posteve të tyre.

Vëllai i kryeminisitrit të ri Shehbaz Sharif, Nawaz është ndaluar të mbajë zyrë publike nga Gjykatra e Lartë e Pakistanit në 2017 pasi është dënuar me 10 vjet burg për korrupsion. Por rrjedhimisht ai kreu vetëm disa muaj burg dhe u largua nga vendi me argumentimin e trajtimit mjekësor.

Pas votës që e rrëzoi nga posti, Khan mbetej sfidues dje duke komentuar: “Përpjekja për liri nis sot kundër një konspiracioni të huaj për të ndryshuar regjimin në vend”.

Më vonë ai postonte fotot e mbështetësve të tij në rrugë që sipas tij “refuzonin qeverinë e importuar të drejtuar nga kriminelë”.

Mijëra njerëz kishin demonstruar duke bllokuar rrugët në disa qytete si Karachi, Lahore e Peshawar, duke brohoritur slogane anti-SHBA dhe kundër partive opozitare.

Asnjë kryeministër nuk ka arritur të përfundojë mandatin e tij të plotë në Pakistan që prej pavarësisë së vendit në 1947. Ndërsa Khan bëhet i pari që shkarkohet me anë të një vote mosbesimi.

Ushtria e Pakistanit ka dominuar shpesh politikën e vendit zotërues të armëve bërthamore, sipas rrjetit DW. Edhe në zgjedhjen e Khan në 2018, stabilimenti ushtarak dha miratimin e tij.

FOTO GALERI
2/4
Shehbaz Sharif është zgjedhur sot në vend të kryeministrit të larguar të Pakistanit, Imran Khan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA