![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/cca4f2d89ad5a092d03fd9544a5af70e84e4b4ca_sd-800x450.jpg)
05/02 19:41
Kërkimet në rrënojat në Borodyanka të Ukrainës vijojnë, ndërsa numri i viktimave shtohet çdo ditë.
“Trupat e shtatë personave janë nxjerrë nga nën rrënojat e dy blloqeve të larta të banimit të shkatërruara në qytetin Borodyanka”, tha shërbimi i emergjencave të Ukrainës.
Qyteti ka pasur një numër të lartë sulmesh që nga fillimi i luftës, ndërsa forcat ruse janë tërhequr tashmë nga kjo zonë.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se situata në qytetin Borodyanka është “më e tmerrshme” se sa në Bucha, ku Ukraina akuzoi Rusinë për krime lufte.
Pas akuzave nga Ukraina, reagimet errdhën edhe nga Moska, e cila ka mohuar të ketë kryer ndonjë krim lufte.
Top Channel