Ndërhyn garda, Noka bllokon foltoren: Kush jeni ju që fikni mikrofonin dhe ndërprisni fjalën?

11/04/2022 20:29

Tensionet dhe debatet kanë shoqëruar seancën e sotme parlamentare minutat e fundit ku Berisha mori kohën e deputetit Ramadan Likaj për të folur në foltore rreth krizës energjitike.

Pasi zevëndëse-kryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj, i fiku mikrofonin Berishës sepse i kishte mbaruar koha, Flamur Noka reagoi ashpër dhe ndërhyri duke iu drejtuar kryetares, por u ndalua nga trupat e gardës të cilët ndërhyjnë për të parandaluar përplasje fizike.

“Kush jeni ju që fikni mikrofonin dhe ndërprisni fjalën? Nuk ndodh kjo gjë, kemi hequr minutat tona”- iu shpreh Noka me tone të ashpra.

“Nuk kam ndërmend të lejoj fjalë mbi atë që parashikon rregullorja, zoti Noka ju tërheq vëmendjen për gjuhën e papërshtatshme ndaj kryetares së Kuvendit, zini vend e mos flisni pa radhë, uluni…”, u shpreh Felaj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA