Me shpejtësi drejt perëndimit të Ukrainës, treni-spital evakuon të rrezikuarit nga lufta

11/04/2022 22:09

Për t’i shpëtuar luftës, ukrainasit po përdorin ç’të mundin, si rasti i një treni të kthyer në spital të lëvizshëm.

Një ndër pasagjerët e trenit që largohet me shpejtësi nga vija e frontit në Ukrainën e shkatërruar nga lufta, elektricisti Evhen Perepelytsiapo po merr  mjekim nga një infermiere nga Mjekët pa Kufij (MSF).

Ai është në mesin e 48 pacientëve të plagosur që do të evakuohen nga Ukraina lindore në qytetin perëndimor të Lviv dhe është mirënjohës që së shpejti do të shohë përsëri fëmijët e tij pasi pothuajse humbi jetën.

“Shpresojmë që më e keqja të ketë mbaruar — që pas asaj që kam kaluar, do të jetë më mirë,” tha 30-vjeçari, i shtrirë në një krevat  në një nga vagonët e trenit të mbështjellë në një batanije gri.

Ky operacion evakuimi ishte i pari nga lindja që kur një sulm rus vrau 52 njerëz mes mijërave që prisnin trenin në stacionin hekurudhor lindor të Kramatorsk të premten. Dhe ishte i katërti që organizohej nga shoqata Mjekët pa Kufij që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Perepelytsya tregoi se si humbi këmbën nga bombardimet në qytetin e tij të lindjes, Hirske, në rajonin lindor të Luhansk.

Ai po qëndronte jashtë dhe ai dhe gruaja e tij sapo kishin diskutuar për të braktisur shtëpinë e tyre për t’u bashkuar me fëmijët e tyre në perëndim të vendit,. “Unë bëra një hap përpara dhe kur bëra të dytin, rashë, një nga goditjet më këputi këmbën tregon ai.

Autoritetet ukrainase ditët e fundit u kanë kërkuar të gjithë banorëve në lindje të vendit që të ikin drejt perëndimit për të qenë më sigurt, pasi kanë frikë se Moska do të çlirojë forcën e plotë të ushtrisë së saj atje pas pengesave që hasën për të marrë Kievin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA