Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, mbrëmjen e sotme në ‘Politiko’ ka komentuar dallimet mes tij dhe ish-kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, i cili gjithashtu është shpallur ‘non-grata’
Berisha tha se nuk e quan të duhur largimin e Gruevskit nga procesi gjyqësor pasi nuk është diçka normale.
Ai deklaroi gjithashtu se ka patur 15 oferta lobimi për të hequr statusin ‘non-grata’ dhe nuk i ka pranuar sepse ka dashur që të jetë transparent në çdo lëvizje që ka bërë. Berisha shtoi se nuk ka patur ndonjë rezultat spektakolar akoma por që edhe pa rezultate s’ka qenë.
Shikoni ndryshime mes Gruevskit dhe jush?
Berisha: Sa për Gruevskin di që është larguar nga një proces gjyqësor dhe për mua nuk është normale. Hapet një proces mund të marrësh dënim të gabuar por kjo nuk është rruga të ikësh. Nuk jam marrë me analizën e tre akuzave që ka bërë por i kam përmbledhur si shpifje dhe nuk kam bërë asnjë lobim dhe mund të kem patur 15 oferta lobimi për të hequr non gratat dhe nuk kam pranuar, sepse kam ndjekur dy linja, gjykatat dhe i kam vendosur vetes qëllim që të bëj gjithçka për transparencë. Nuk kam patur rezultate spektakolare por pa rezultate s’kam qenë.
Top Channel