24/11 17:59
Moderatorja e sportit Sabina Mete ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një intervistë të parë me të motrën Eriselën.
Dy motrat ndanë më shumë detaje nga marrëdhënia e tyre, teksa kujtuan edhe zënkën më të madhe që datonte në fëmijëri.
“Më theu hundën padashje dhe u thamë prindërve që e përplasa te xhami”, tregoi e motra, ndërsa Sabina pranoi se gjithnjë ka qenë çapkëne.
E pyetur nga Bieta nëse i janë adresuar kërkesa nga djem për t’i prezantuar me të motrën, Sabina kujtoi një rast në club.
Një djalë kishte pëlqyer të motrën dhe kishte ngurruar t’ia shprehte pëlqimin përballë, duke futur mik një të njohur të përbashkët për t’i kërkuar numrin.
Top Channel