Prej më shume se 10 ditësh, në rrethin e Bulqizës ka patur ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike, gjë që ka dëmtuar bizneset por jo vetëm.
Ndërprerja e energjisë ka shkaktuar dëmtime edhe në pajisjet elektroshtëpiake të banorëve.
Lirim Përkola pronari i një furre buke në Bulqizë thotë se stakimet cdo 30 minuta i kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Edhe shumë banorë dhe pronarë të biznesit të vogël shprehen se nga stakimi i energjisë i janë dëmtuar pajisjet.
“Ne nuk dimë gjë. Janë duke na i djeg të gjitha pajisjet”, thonë ata.
Burime pranë OSHEE bëjnë me dije se stakimet vijnë nga nënstacionit i kryesor Bulqizës si dhe nga linjat e tensionit te lartë, ndërkohë arsyet e stakimit nuk janë të qarta nëse vijnë nga mbiprodhimi i HECE-ve apo nga difektet e linjave të tensionit të lartë!
Top Channel