Kurti, qeverisje “me duar jo dhe aq të pastra”? REL: Janë shtuar rastet e korrupsionit!
21/12 15:11
Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi është zgjedhur kryetar i Komunës së Preshevës.
Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, ku është shkarkuar kryetarja Ardita Sinani, është thirrur seanca e katërt për emërimin e kryetarit të ri.
20 këshilltarë kanë votuar pro votimit të Arifit për kryetar të Preshevës.
Me po kaq vota është shkarkuar gjatë së hënës edhe ish-kryetarja nga Partia për Veprim Demokratik.
Ardita Sinani ishte zgjedhur kryetare e Preshevës në maj të vitit 2021 pas një marrëveshje për koalicion midis PVD-së, PDSH-së dhe LR-së.
Top Channel