Vihen në pranga 16 shtetas dhe ndiqen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

10/04/2022 18:02

16 persona janë vënë në pranga ndërsa pesë të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht:

Xh. A., 20 vjeç, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

– S. T., 31 vjeç, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit

– S. T., 22 vjeçe dhe A. T., 22 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi kanë vjedhur në dy dyqane rrobash, në një qendër tregtare.

– E. M., 35 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe I. M., 59 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim.

–  E. H., 35 për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, pasi ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e motorrit të tij;

– E. A., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes

-R. M., 22 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

-Xh. D., 58 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”

-M. M., 22 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

– A. Gj., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur;

– K. Z., 18 vjeç, R. R., 20 vjeç, dhe D. B., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi;

– R. R., 18 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

U proceduan penalisht shtetasit H. G., 32 vjeç, E. Ç., 34 vjeç, H. B., 25 vjeç, G. H., 26 vjeç dhe E. C., 28 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.

Më datë 09.04.2022, në Lalm, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë të vogël parash në banesën në pronësi të shtetasit F. S. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA