Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak, ka njoftuar ditën e sotme se një takim mes presidentit ukrainas Volodymir Zelenskyy dhe homologut të tij rus mund të jetë i mundshëm, por vetëm pas betejës së parashikuar për rajonin lindor të Donbasit.
“Ukraina është gati për beteja të mëdha. Ukraina duhet t’i fitojë ato, veçanërisht në Donbas. Dhe pas kësaj, Ukraina do të marrë një pozicion më të fuqishëm negociues, nga i cili mund të diktojë disa kushte. Pas kësaj, presidentët do të takohen. Kjo mund të zgjasë dy ose tre javë.” tha Podolyak në një fjalim televiziv.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se ata parashikojnë një ofensivë të madhe në Donbas nga Rusia, e cila ka njoftuar një ndryshim në strategjinë ushtarake duke u fokusuar në lindjen e vendit.
Top Channel