Një 82-vjeçar i infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë në Lushnjë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë konfirmuar 28 raste të reja me Covid 19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 442 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me Covid 16 qytetarë në Tiranë, 4 Vlorë, 2 në Berat, nga 1 qytetar në Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Shijak

Aktualisht, janë 385 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,341 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Statistika (10 Prill 2022)

Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 10
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 442

Testime totale 1,786,721
Raste pozitive 274,219
Raste të shëruara 270,341
Raste Aktive 385
Humbje jete 3,493

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 221
Fier 43
Vlorë 42
Elbasan 21
Korçë 17
Berat 14
Gjirokastër 8
Durrës 7
Shkodër 7
Lezhë 3
Kukës 2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA