Gjeti në Britani të njëjtën kukull që kishte lënë në Ukrainë, vogëlushja Veronika rifiton buzëqeshjen

10/04/2022 14:35

Shumë familje ukrainase janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre duke lënë pas gjithçka që kishin ndërtuar ndër vite. Për të vegjlit gjithçka ka rëndësi janë lodrat e tyre dhe një vogëlushe ukrainase e rifitoi kënaqësinë në momentin që e gjeti në Angli të njëjtën kukull që kishte lënë në Ukrainë.

E vogla Veronika u detyrua të lëvizte së bashku me nënën e saj Tatyaana në Surery në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u përfshinë në skemën britanike ‘Homes for Ukraine’

Nëna dhe vajza mbërritën me vetëm një valixhe, kështu që kishin nevojë për furnizime. Sapo mbërritën ne Britani, familja sponsorizuese i çoi ato në një organizatë lokale të quajtur Stripey Stork, e cila ofron mallra praktike për familjet në nevojë në bazë të bankës ushqimore.

Veronika e vogël ishte shumë e emocionuar kur mes lodrave, pelenave dhe tualetit, gjeti një kukull të njëjtë me atë që duhej të linte pas në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA