Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në panelin rajoni, Evropa dhe siguria gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, ku vuri në dukje kërcënimet e sigurisë në Evropë si pasojë e ngjarjeve të fundit si dhe domosdoshmërinë që FA duhet të jenë të afta për ruajtjen e integritetit territorial të vendit.
Sipas Peleshit, çdo cm² i Shqipërisë është i sigurt dhe i mbrojtur nga parimi i mbrojtjes kolektive se NATO-s.
“Vokacioni historikisht perëndimor i shqiptarëve u materializua 13 vjet më parë me anëtarësimin në NATO. Sot Shqipëria është eksportues sigurie në misionet paqeruajtëse dhe faktor stabiliteti në rajon. Rreth 8000 efektivë të FA kanë shërbyer në misionet e NATO, BE, OKB, nga Afganistani, Iraku, Letonia, Mali, Sudani e deri në Bosnje-Hercegovinë e padyshim në Kosovë. Këtë vit nisi puna për jetësimin e Bazës Taktike Ajrore të NATO-s në Kuçovë. Si rezultat i agresionit rus, mjedisi i sigurisë në Evropë dhe në kufirin lindor të Aleancës është i kërcënuar dhe i paparashikueshëm. Çdo cm² i Shqipërisë është i sigurt dhe i mbrojtur nga parimi i mbrojtjes kolektive se NATO-s. Zhvillimet e fundit e kanë forcuar unitetin e Aleancës në mbrojtje të hapësirës së përbashkët dhe sovranitetit të vendeve anëtare. Forcat e Armatosura duhet të përmbushin detyrat që burojnë nga NATO. FA duhet të jenë të afta të përmbushin detyrimet që burojnë nga misioni kushtetues për ruajtjen e integritetit territorial të vendit.” Theksoi Peleshi ndërsa njoftoi për herë të parë nisjen e procesit të shpejtë të ngritjes së forcës rezerviste të FA.
Top Channel