Shpërthen bombola e gazit në fshatin Troshan, lëndohet një grua
09/04/2022 12:16
Një bombol gazi ka shpërthyer mesditën e kësaj të shtune në një banesë në fshatin Troshan të Lezhës.
Top Channel mëson se nga zjarri ka marrë lëndime një grua, e cila është dërguar për në spitalin e Traumës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25, në fshatin Troshan, Lezhë, ku është lënduar Gj.L. 67 vjeçe.
Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel