Sherr në Sarandë, 29-vjeçari përfundon në spital, u godit me thikë
09/04/2022 22:43
Një sherr ka ndodhur në Sarandë mes dy personave.
Mësohet se shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), 29-vjeçarin e identifikuar si D. M., 29 vjeç.
Ai është dërguar në spitalin e Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel