Kryeministri Edi Rama ka propozuar që Partisë Socialiste t’i shtohen tre anëtarë të tjerë, të cilët janë Blerina Gjylameti, Eridian Salianji dhe Laert Duraj.
Më konkretisht, Gjylameti do të jetë sekretare për koordinimin, Laerti do të jetë sekretar për emigracionin ndërsa Eridiani do të jetë sekretar për çështjet zgjedhore.
Rama: Për çështje që kanë të bëjnë me riorganizimin e brendshëm dhe punën e partisë, mendova se do më duroni dhe një herë tjetër. Sic dhe ju e keni parasysh, në Kongresin e mëparshëm kur bëmë zgjedhjen e kryesisë dhe sekretariatit, e lamë që do ti lihej një kohë dhe më pas do të bëhej votëbesimi, kështu që besoj sot që pasi të mbyllet çështja e parë, të gjithë sekretarët e PS do të paraqesin materialin e tyre për të marrë votëbesimin me përjashtim të sekretares së rinisë sepse është shkëputur për një kohë të gjatë për arsye familjare dhe e kemi mirëkuptuar.
Së bashku me sekretarin e përgjithshëm dhe me propozim të tij, unë jam dakord që t’i propozojmë kongresit që të kemi dhe 3 sekretarë të tjerë, një për koordinimin, e kemi pasur në struktura të mëparshme, detyrë që kërkon t’ia delegojë Blerina Gjylametit, një për çështjet zgjedhore që dëshiron t’i besohet Eridjanit që e njihni të gjithë se ka gjithë jetën që është militant i spikatur i luftërave në tryezat e zgjedhjeve dhe një sekretar për emigracionin, detyrë të cilën duam t’ia besojmë Laertit, i cili është edhe shumë i lidhur me zonën andej se ka dhe ritualet e kecave andej.
Top Channel