Pasditen e sotme fillon faza e katërt dhe e fundit e këtij sezonit të Abissnet Superiores. Partizani një ndër skuadrat që e fillon gjithmonë kampionatin me synimet maksimale, deri në këto momente është jashtë çdo objektivi, madje edhe atij minimal sic është zona europiane.
Gjithsesi shanset e të kuqve për ta arritur deri në fund të kampionatit janë të larta duke qenë se është në garë edhe nga kampionati, ku janë në lojë 27 pikë dhe ata janë 6 pikë larg vendit të tretë por edhe nga Kupa e Shqipërisë ku ndodhen në gjysmëfinale. Të gjitha këto e bëjnë të vetëdijshëm trajnerin Mehmeti në prag të ndeshjes me Teutën.
Ndërkohë veç Partizanit-Teuta ditën e shtunë do të luhet dhe Vllaznia-Laçi. Shkodranët nuk po arrijnë të gjejnë paqen edhe pas largimit të trajnerit Brdaric. Situata në kampin shkodran mbetet e tensionuar dhe përballja e sotme me Laçin është shumë e rëndësishme për të bërë kthesën, nëse do të arrijnë një rezultat pozitiv.
Ndërkohë Laçi do të debutojë në këtë javë të 28-të me trajnerin e rikthyer Shpëtim Duro, i treti për kurbinasit në këtë sezon, pas Vukicevic, dhe Josës i shkarkuar pas ndeshjes së javës së fundit ku u mundën nga Partizani.
Top Channel