U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Krah kolegut që ka hetuar Belinda Ballukun dhe gati për t’u përballur me politikën.
Dita e parë e kryeprokurorit të ri të SPAK-ut nisi kështu. 19 dhjetori i Klodian Brahos si kryeprokuror, ishte pa bujën e ceremonive por me peshën e një mandate tre vjeçar që siç kuptohet e gjeti me mëngë të përveshura. Puna e tij e parë me politikën.
Duke ju bashkuar Dritan Prençit, prokurorit që ka hetuar zv.kryeministren Belinda Ballukun dhe po ashtu Dorina Bejkos që u bë pjesë e grupit hetimor gjatë hetimeve, kryeprokurori i ri i SPAK, Klodian Braho tregoi me këtë se e mbajti fjalën e parë, atë se të gjithë prokurorët e posaçëm do ta kenë mbështetjen e tij si numri një i Strukturës së posaçme që heton korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Mesazhi që kryeprokurori Braho ka dhënë në KLP është, zgjidhja më e lehtë gjendet tek zbatimi i ligjit dhe kjo nënkupton ditë të vështira për shkelësit që janë nën kompetencë të SPAK. Si një prokuror që ka drejtuar departamentin për hetimin e korrupsionit, kryeprokurori i ri i SPAK, Braho, njihet për rekordet hetimore ndaj funksionarëve të lartë, por edhe në fushën e krimit të organizuar.
Prezantimi zyrtar me 19 kolegët e tjerë kryhet të hënën, pasi anëtarët e këshillit gjenden në një vizitë në Spanjë. Ai do të prezantohet si kryeprokurori i tretë, pas Arben Krajës dhe Altin Dumanit.
Top Channel