Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson udhëtoi drejt Kievit ku u takua me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenksy. Vizita e kreut të qeverisë së britanisë i çuditi të gjithë pasi nuk ishte e lajmëruar.
Boris Johnson njoftoi nga Kievi se Britania e Madhe do ta ndihmojë ushtarakisht Ukrainën.
“Do dërgojmë 120 mjete të blindura dhe predha kundër anijeve luftarake. Ne do ju mbështesim ekonomikisht por sigurisht dhe ushtarakisht, mbrojtje për të cilën jam krenar të them se Britania e Madhe po udhëheq këtë inciativë. Vetëm një ditë më parë ne mblodhëm 1.5 miliardë paund në një konferencë donatorësh nga miqtë, partnerët, në mbarë botën, dhjetëra e dhjetëra vende duan të mbështesin Ukrainën”, tha Johnson.
Ndihmën e Britanisë së Madhe, presidenti i Ukrainës tha se duhet ta ndjekin edhe shtete të tjera. Sot Johnson njoftoi se do te furnizojë Ukrainën me armë të rënda.
Kreyministri i Britanisë së madhe Boris Johnson bëri dhe një parashikim për ecurinë e luftës.
“Unë mendoj se në atë që Putini ka bërë në vende si Bucha dhe në Irpin, krimet e tij të luftës kanë ndotur përgjithmonë reputacionin e tij dhe reputacionin e qeverisë së tij”, tha Johnson.
Kryeqyteti ukrainas u vizitua një ditë më parë nga presidentja e komisinit europian Ursula von der leyen dhe shefi i diplomacisë së be Joseph Borrell.
Top Channel