FIFA vendos reduktimin e pauzave për ndeshjet e kombëtareve, UEFA gati për kompromis

09/04/2022 11:07

FIFA ka vendosur të reduktojë numrin pauzave për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve nga pesë në katër, çka do të thotë se ka rënë poshtë plani radikal, i mbështetur nga Arsen Wenger për vetëm dy pauza të gjata në një vit kalendarik për fushatat eliminatore.

Si pjesë e planit për të rivizatuar kalendarin global, organi qeverisës botëror propozoi dy alternativa vitin e kaluar: të gjitha ndeshjet kualifikuese të zhvillohen çdo tetor ose gjatë dy pushimeve trejavore në tetor dhe mars.

Shumë federata futbolli i kundërshtuan propozimet, pasi ato do të zhvlerësonin ndeshjet ndërkombëtare, duke e bërë më të vështirë shitjen e biletave. FIFA tani është gati të tërhiqet.

Sipas një marrëveshjeje, që ka të ngjarë të ratifikohet përpara Kupës së Botës, këtë vit, numri i pauzave ndërkombëtare do të reduktohet nga pesë në katër: në nëntor, mars dhe qershor, plus një pushim më të gjatë në fillim të vjeshtës (do të luheshin katër ndeshje).

UEFA është e kënaqur me status quo-në e pesë pauzave ndërkombëtare, por është e gatshme të pranojë propozimin e FIFA-s (katër pauza), nga i cili do të përfitojnë konfederatat e tjera, lojtarët e të cilave duhet të përballen me udhëtime më të gjata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA