Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se do të kërkojë një tjetër mandat për drejtimin e kryeqytetit, në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në një lidhje ‘live’ për Top Channel, nga kongresi i PS, Veliaj tha se socialistët ndezin sot motorrët jo vetëm për zgjedhjen e Presidentit të Ri, por edhe për zgjedhjet vendore.

“Ndezëm sot motorrët jo vetëm për zgjedhjen e presidentit sepse ai është një proces pak më i kufizuar në vendimmarrjen e parlamentit, por edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore, një vit nga sot.

Plani është të vazhdoj t’i shërbej qytetit për të cuar deri në fund këtë projekt dhe këtë vision për Tiranën. Tirana 7 vite më parë as nuk pastrohej kishte rënë cmimi i pronës, nuk flitej për kodim Nëse ishim kryeqyteti europian për dicka ishim për gjumin dhe për plehrat.

Sot situata është më ndryshe, por ka projekte që ende s’kanë mbaruar. Unë besoj që më të mirën e kemi përpara dhe e mira e ligjit është që lejon vetëm tre mandate, ndaj do të doja ta coja deri në fund këtë mission dhe më pas t’ia lija radhën dikujt tjetër që mund ta cojë edhe më lart’. –u shpreh Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA