Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka lënë në burg tre punonjësit e Kadastrës së Sarandës, të arrestuar më 24 mars për shpërdorim detyre.
Bëhet fjalë pë Andri Dhima, 34 vjeç, ish drejtor i ASHK Sarandë, Vasil Lango, 37 vjeç, përgjegjës i Sektorit të Hartografisë dhe dy hartografët pranë ASHK Sarandë të identifikuar si Saimir Braho, 32 vjeç dhe Erliton Ymeri, 37 vjec.
Të katër zyrtarët u ndaluan javën e kaluar gjatë operacionit “Heshtja 2”, ndërsa është shpallur në kërkim edhe Kozeta Statha që mbante pozicionin e drejtores deri para një viti.
Katër zyrtarët dhe ish zyrtarët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme, me certifikata pronësie, disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona, në zonat bregdetare të qytetit të Sarandës dhe të Ksamilit.
Top Channel