Qeveria shqiptare gjithmonë e më tepër po largon vëmendjen nga sporti duke e çuar drejt një falimentit të mundshëm disa federata.
Buxheti sportit i këtij viti, 412 milion lekë për 25 federatat që marrin grante nga Ministria përkatëse është më pak se 1/3 e buxhetit të një viti më parë, duke bërë që drejtuesit e federatave sportive të dynden përpara dyerve të Komitetit Olimpik për të kërkuar ndihmë.
“Kanë ardhur vazhdimisht federatat të gjitha pa përjashtim, duke u ankuar për këtë buxhet mjeran që qeveria ka dhënë këtë vit për sportin. Ne të nderuar politikan, deputet dhe i nderuar kryeministër nuk mund të jetojmë me bombol oksigjeni me vete, sporti nuk kërkon lëmoshë”, tha Fidel Ylli, President i Komitetit Olimpik.
Si zgjidhje presidenti i KOSH ka propozuar formalizimin e basteve sportive ku sporti të marrë një pjesë të përfitimeve nga të ardhurat e kësaj veprimtarie.
“Mbledh të ardhurave jo vetëm për sportin, por mbledh të ardhura edhe për buxhetin e shtetit. Sepse janë miliona euro që luhet sot live, e dimë të gjithë, e dinë deputetët, e di kryeministri, e dijnë të gjithë e nuk i mbyllin dot, atëherë çfarë ndodh? Ti formalizojmë!”, tha Ylli.
Një zëri drejtuesit e federatave kanë qenë njëzëri për këtë situatë kritike të gjendjes së sportit në vend.
“Sporti është i përçmuar në këto kohë që ne jemi mbledhur dhe duhet të bëhemi të gjithë bashkë të vejmë pikat mbi I.”, Gjerg Ruli, President i Federatës së Atletikës.
“Problemi më i madh është udhëzimi dhe mbështetja e pushtetit vendor. Nëse do të realizojmë këto dy gjëra unë them se situata do të përmirësohet”, tha Skënder Anxhaku. President i Federatës së Çiklizmit.
“Momentalisht sporti është në vdekje klinik. Nëse do të vazhdojmë me këtë situatë që jemi sot, mos të shpresojmë një medalje olimpike”, tha Briken Çalja.
Ndërkohë që Qeveria në këtë tryezë u prezantuar me një nga këshilltaret për sportin të ministres Kushi për sportin, Rovena Elmazi. Një zgjidhje emergjente e minutave të fundit që shkonte në sintoni me vëmendjen për sportin edhe në buxhet.
“Në fakt unë kam ardhur e papërgatitur pasi duhet të ishte ministrja këtu, ju kërkojmë falje, pasi është në një angazhim në një aktivitet tjetër”, tha Rovena Elmazi, Këshilltare e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Në përfundim rreth 60 të pranishëm nga federatat sportive firmosën një peticion në lidhje me këto kërkesa që u shtruan gjatë tryezës.
“Ne jemi të gjithë bashkë këtu si asnjëherë tjetër në një mëndje dhe të firmosim këtë peticion që qeveria të na rri me një gati tu”, tha Elez Gjoza, President i Federatës së Peshëngritjes.
Top Channel