26 punonjës të pikës kufitare të Vërmicës kanë rënë në prangat e policisë këtë të enjte, në një aksion që zhvillohet në bashkëpunim me SPAK.
Policia ka marrë urdhër për arrestimin e 20 zyrtarëve nga Kosova dhe 40 policëve nga Shqipëria.
Disa nga zyrtarët policor janë arrestuar gjatë kohës sa ishin në detyrë në pikën kufitare Vermicë, ndërsa pjesa tjetër e të dyshuarve janë thirrur nga ana e hetuesve të IKP-së në objektin e përbashkët Kosovë-Shqipëri dhe në po të njëjtin vend është kryer edhe arrestimi i zyrtarëve policor të dyshuar, të cilët tashmë janë nisur për intervistë. Dyshohet qe në një periudhë disa mujore kanë pranuar ryshfet nga ana e qytetarëve për të kaluar pikën kufitare në Vërmicë.
“IPK në kuadër të operacionit ‘Pika 2’ ka arrestuar sot 26 zyrtarë policorë (duke përfshirë dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë), që të gjithë të dyshuar për veprat penale ‘keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’, ‘marrje e ryshfetit’”, njofton policia.
Të ndaluarit do të hetohen për veprat penale të “marrjes së ryshfetit” dhe “keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”, ndërkohë që është kërkuar pezullimi i tyre nga detyra.
Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunimin me SPAK-un, Agjencinë për Mbikëqyrje Policore – AMP-së (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri) që ka rezultuar me arrestimin e disa të dyshuarve edhe në Republikën e Shqipërisë.
Top Channel