Operacionet plastike, Tirana destinacion estetik për të huajt

08/04/2022 12:21

Shqipëria nuk është vetëm destinacion turistik dentar, por kohët e fundit është shndërruar në destinacion të preferuar për të huajt, që duan të kryejnë ndërhyrje estetike.

Të huajt vijnë nga vende të ndryshme të botës. Pjesa më e madhe nga Italia fqinje. Vijnë nga vendet e rajonit si Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Gjermania, Polonia e madje Amerika. Ne konkurojmë klinikat dentare, përsa I përket Turizmit Mjekësor, duke ofruar zgjidhje për problemet estetike dhe jo vetëm. Të huajt kërkojnë kryesisht kirurgji të barkut, lidhur me heqjen e dhjamit, të kofshëve, të gjoksit. Në Shqipëri gjithmonë është më lirë, sepse ne kemi standard të ulët ekonomik dhe për të huajt është goxha e favorshme kostoja që kanë ndërhyrjet kirurgjikale estetike.

Vitet e fundit, kërkesa për kirurgji estetike, është në rritje dhe veçanërisht bëhet fjalë për moshat e reja. Nga 18 deri në 35 vjeç është pjesa më e madhe e pacientëve ku predominojnë seksi femër, që kërkojnë kirurgji estetike të hundës. Moshat e mëdhaja kërkojnë tërheqje të fytyrës, Brefaroplastikë, pra heqja e rrudhave në kapakun e sipërm të syrit, heqje të rrudhave të fytyrës etj. Si dhe ndërhyrje të tjera, që lidhen me barkun dhe gjoksin.

Edhe seksi mashkull vitet e fundit i është kthyer kirurgjisë estetike, ku edhe këtu predominon kirurgjia e hundës.

Kur më pyesin a duhet ta bëj hundën, unë u përgjigjem nëse ndihesh mirë me hundën tënde, nuk ke arsye për të bërë ndërhyrje kirurgjikale estetike, por nëse nuk ndihesh mirë me pamjen tënde, sigurisht që duhet të bësh kirugji estetike, sepse rrit vetëvlerësimin dhe vetëbesimin.”- tha kirurgu estetik Besim Bocci.

Top Channel