Muaji i Shenjtë i Ramazanit frymëzon për sakrifica dhe bujari në zemrat e besimtarëve dhe jo vetëm.

Kësaj fryme i është bashkuar edhe rrjeti më i madh shqiptar i supermarketeve, Big Market.

Nëpërmjet iniciativës “Njëdhuratëpër ty”, gjatë muaji tprill do të dhurojë pako ushqimore dhe ato të kujdesit personal në të gjithë vendin.

Nisma ka në fokus gratë në nevojë, ku në mes tyre ka dhe shumë besimtare të cilat ndërmarrin sakrificën e lartë të agjërimit, e cila është njëkohësisht edhe një sfidë e madhe për të përditshmen e tyre.

Big Market konsiderohet ndryshe edhe rrjeti i komuniteteve, përshkak të shtrirjes së tyre të gjerë dhe në zemër të qyteteve shqiptare dhe kjo iniciativë është një vazhdimësi e filozofisë së tyre për të qenë sa më pranë kërkesave, por edhe nevojave të shqiptarëve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA